Berisha njeriu i ndeshjes për SPAL, pret penallti ndaj Monzës së Berlusconit (VIDEO)

Etrit Berisha vazhdon të jetë i rëndësishëm për skuadrën e SPAL.

Pasditën e sotme SPAL luajti në transfertë ndaj Monzës. Vendasit ishin më aktivë gjatë kësaj sfide, por në fund SPAL mundi të marrë një pikë me mjaft rëndësi.

Vendimtar në këtë betejë ishte pikërisht Etrit Berisha. 31-vjeçari bëri plot shtatë pritje të rëndësishme gjatë ndeshjes, pesë prej tyre brenda zonës së rreptësisë.

Mes tyre edhe një penallti, që do i jepte triumfin skuadrës në pronësi të Silvio Berluskonit.

Kristian Gytkjaer u hipnotizua nga Berisha në minutën e 82-të dhe ndeshja u fiksua në 0-0.

Padyshim njeriu i ndeshjes Berisha, i cili jep sinjale se është në gjendje të luajë në nivele më të larta.


Shtuar 25.09.2020 18:00