Bëri shqiponjën në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, pensionohet ish-ylli i Juventusit

Ish mbrojtësi i Lazios, Juventusit e Arsenalit, Stephan Lichtsteiner është pensionuar nga futbolli në moshën 36 vjeçare.

Kapiteni i Zvicrës ka njoftuar pensionimin pas një kohe të shkurtër të kaluar së fundi te Augsburg në Bundesligë.

Mbrojtësi ka kaluar 10 vite në Serie A, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë me Lazion, para se të lëvizte për të vazhduar me suksese edhe te Juventus.

Lichtsteiner ka fituar shtatë tituj të Serie A me Juventusin, ndërsa në vitin 2019 i ishte bashkuar Arsenalit.

Veteani, është paraqitur 108 ndeshje për Zvicrën,duke luajtur tri Kupa të Botës dhe dy Kampionate Evropiane.

Të gjithë kujtojmë festën e tij me shqiponjë në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, fitore që erdhi falë golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.


Shtuar 12.08.2020 15:38