Befason Sarri, Juventusi mund të jetë skuadra e fundit që drejton

Ish-trajneri i Chelsea është në vitin e tij të 30-të si trajner dhe me siguri ka arritur pikën më të lartë të karrierës së tij duke marrë përgjegjësinë për kampionët italianë.

Ndërsa përgatitet për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij Napoli në ‘San Paolo’ të dielën, Sarri zbuloi se mund të mos kërkojë një punë tjetër në të ardhmen.

I pyetur nëse mund ta shihte veten ndonjëherë të kthehej në Napoli, 61-vjeçari u tha gazetarëve: “Pas kësaj përvoje unë madje mund të largohem nga futbolli: varet nga ajo energji që kam lënë dhe nëse mendoj se mund të bëj përsëri mirë. Këto nuk janë gjëra për të cilat po mendoj në këtë moment”.


Shtuar 25.01.2020 20:22