Kapiteni ka zbuluar dicka interesante pasi mposhtën bindshëm Liverpoolin e pamposhtur këtë sezon.
Fury mposhti Deontay Wilder fundjavën e kaluar, kur pas një agresiviteti të madh detyroi amerikan të hidhte peshqirin në raundin e shtatë.
E duket se fitorja e Watford erdhi pikërisht nga ky meç, me lojtarët që u frymëzuan falë boksierit britanik.
“U frymëzuam nga meçi i Tyson Fury”, i tha Deeney shtypit pas ndeshjes.
“Ne shkuam me plot pasion këtë ndeshje. Ne ishim mirë dhe kundërshtari nuk ishte në ditën e tyre”.
“Le të mos themi se ishin në maksimumin e tyre. Ne shfrytëzuam shanset tona dhe nuk di çfarë të them më shumë. Unë nuk dua të jem mosrespektues ndaj tyre”, u shpreh ai.