Befason Edison Cavani, kjo pritet të jetë skuadra e re

Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani, me shumë gjasa do të largohet gjatë merkatos së verës. E papritur është skuadra e cila është shumë pranë për të nënshkruar me uruguajanin.

Drejtori sportiv i Bocas, Jorge Bermudez, thotë se Cavani do t’i bashkohet gjigantit argjentinas shumë shpejt.

Cavanit i mbaron kontrata me PSG-në në muajin qershor, prandaj për të është përfolur se do të largohet nga klubi francez në verë, disa muaj pasi i dështoi kalimi në Atletico Madrid në janar.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, është synim edhe i klubit të ri të MLS-së, Inter Miami.

Por duhet se Boca do të arrijë ta joshë atë t’i bashkohet klubit, zëvendëspresident i të cilit është legjenda Juan Roman Riquelme.


Shtuar 30.03.2020 09:55