Befason David Silva, firmos zyrtarisht me skuadrën e njohur të La Ligas

David Silva i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re. Ylli spanjoll, u largua nga Mançester Siti, pas aventurës 10 vjeçare, teksa ka firmosur me spanjollët e Real Sosiedad.

Prej ditësh ishte përfolur për një akord të mesfushorit me Lacion e Igli Tares, si dhe për një interesim të Juventusit, por në fund ai ka shtangur duke firmosur deri në vitin 2022 me skuadrën baske.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i La Ligës në faqen zyrtare.

View this post on Instagram

ℹ️ COMUNICADO OFICIAL La Real ficha a @david21lva. El jugador llega libre del @mancity y firma hasta el 30 de junio de 2022. #OngiEtorriDavid #AurreraReala

A post shared by Real Sociedad de Fútbol (@realsociedad) on


Shtuar 17.08.2020 21:37