Bechkam shpreson të bindë Cavanin të trasferohet te ekipi i tij

Edison Cavani është në vitin e fundit të kontratës me PSG-së dhe sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë më një skuadër të re.

David Beckham është duke shpresuar ende që ta bindë Edinson Cavanin të transferohet në ekipin Inter Miami.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”.

Sulmuesi uruguaian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainit.

Ai pritej të largohej nga kampioni francez në afatin kalimtar të janarit, por kërkesa e PSG-së ishte e lartë.

Prandaj, gjatë verës ish-futbollisti i Palermos e Napolit do të largohet nga klubi nga Ligue 1 dhe ka ofertë nga Atletico Madridi e Manchester Unitedi.

Sidoqoftë, e ardhmja e futbollistit jug-amerikan mund të jetë përtej Atlantikut, ku e do klubi amerikan, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, Beckham. /


Shtuar 3.02.2020 13:17