Philippe Coutinho edhe zyrtarisht është rikthyer te Barcelona.
Bayern Munich ka konfirmuar se nuk ka ushtruar të drejtën për blerjen e mesfushorit brazilian.
Coutinho sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bayern Munich nga Barcelona, dhe të skuadra gjermane fitoi tre tituj, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Përmes një komunikate, Bayern Munich ka falënderuar Coutinhon për angazhimin te bavarezët.
Pas një sezoni me tre tituj, Bayern Munich i thotë faleminderit Philippe Coutinhos”, thuhet në hyrjen e komunikatës së gjermanëve.
“Ne duam të falënderojmë shumë Philippe Coutinhon. Me krijimtarinë dhe teknikën e tij të shkëlqyeshme, ai gjallëroi lojën tonë në këtë sezon”, ka deklaruar Karl-Heinz Rummenigge.