Bayerni “hap krahun”, Chelsea i vetëm në garë për Havertz

Bayern Munich nuk do të tentojë për Kai Havertz.

Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, vazhdon të jetë një nga temat kryesore në lajmet e sportit nëpër botë.

Mesfushori i ‘Aspirinave’ po kërkohet me ngulm nga Chelsea, këta të fundit që duket se nuk do të kenë asnjë konkurrent.

Shefi i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë të ditur së fundmi se skuadra e tij nuk e përballon dot transferimin e Kai.

“Jam i sigurt se pas Leroy Sane nuk do të ketë transferim të madh nga ne këtë vit”, ka thënë Hoeness.

“Kjo nuk ka të bëjë me kualitetet e Havertz. Ne të gjithë mendojmë se ai është shumë, shumë lojtar i mirë”, ishin fjalët e shefit të bavarezëve.

Chelsea tashmë duhet të punojë vetëm për të bindur skuadrën e Leverkusen për kartonin e lojtarit, pasi thuhet se ata kanë marrëveshje për kushtet personale të lojtarit.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do t’ia dalin të gjejnë marrëveshje me skuadrën nga ‘BayArena’, për Havertz.


Shtuar 3.08.2020 15:11