Ashtu siç edhe i ka hije, kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, kanë mbyllur sezonin me fitore 0:4, kundër Wolfsburg.
Kingsley Coman ishte ai që hapi llogarinë e golave në këtë ndeshje, kur dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4’.
Bayern i dha fund dilemës për fituesin qysh në minutën e 37’, kur Cuisance shënoi për dyfshimin e epërsisë. Kurse, rezultatin final e vendosën Lewandowski, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 72′ dhe Thomas Muller me golin e minutës së 79′.
Kështu, sezoni i bavarezëve mbyllet me Bayernin në krye që numëron 82 pikë.
Wolfsburg mbetet me 49 pikë në pozitën e 7-të, duke bërë që të luajë në kualifikuese për Ligën e Evropës. Hoffenheim i falënderohet Bayernit për pozitën e gjashtë.
