Bayern Munchen dhe disa klube angleze në garë për yllin turk të Romës

E ardhmja e Cengiz Under mund të jetë larg Romës. Talenti turk prej kohësh ndiqet nga disa prej ekipeve më të mira në Europë, mes të cilave edhe Manchester United, por së fundmi duket se janë klube të tjera ato që kanë shfaqur interes për mëngjarashin.

Kështu në Premier League, Arsenal dhe Tottenham pritet të nisin një garë mes tyre për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit, ndërkohë që anglezet duhet të ruhen nga Bayern Munchen, që po ashtu dëshirojnë transferimin e turkut.

Cengiz Under u transferua te Roma në verën e vitit 2017 nga Basaksehir për 14 milionë euro ndërkohë që kontrata e tij me verdhekuqtë përfundon në qershor të vitit 2023.


Shtuar 18.04.2020 08:15