Bayern fiton edhe Superkupën e Gjermanisë (VIDEO)

Bayern Munich ka mposhtur 3-2 Borussia Dortmundin në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë.

Ka qenë një fitore e vuajtur për kampionët e Gjermanisë, të cilët dukej se do të merrnin një fitore të lehtë pas avantazhit të dyfishtë të siguruar në 32 minutat e para të ndeshjes me Tolisso (18′) dhe Muller (32′).

Një avantazh që është humbur pas golave të Brandt (39′) dhe Haaland (55′).

Kur dukej se koha e rregullt do të mbyllej në barazim, Joshua Kimmich (82′) ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm dhe i ka dhuruar trofeun Bayern-it.


Shtuar 30.09.2020 20:51