Liverpooli po studion mundësinë për të kthyer në “Anfield Road” Philippe Coutinhon, të cilin e kërkoi edhe verën e kaluar, por braziliani preferoi të huazohej te Bayerni i Mynihut. “The Reds” e shitën Coutinhon te Barcelona për 145 milionë stërlina në janar 2018, por 27-vjeçari nuk ia doli të lëshonte rrënjë në “Camp Nou”. Para se Coutinho t’i bashkohej Bayernit, Klopp kishte biseduar me drejtorin sportiv të klubit, Michael Edvard, për një përpjekje për të vulosur kthimin e Coutinhos te Liverpooli.
Për huazimin e lojtarit te kampionët e Bundesligës Barcelona përfitoi 19 milionë stërlina e sigurisht përveç kësaj shume Bayerni do të paguante edhe pagën e lojtarit, që me gjithë bonuse arrinte 11 milionë stërlina në sezon.
None found
Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar shtatë gola dhe ka siguruar tetë asistime në 27 ndeshje për Bayernin në këtë sezon.
Që prej largimit të Coutinhos nga “Anfield”, Liverpooli ia doli të fitonte Championsin dhe këtë sezon praktikisht ka fituar edhe Premier League-n.
Ekipi i drejtuar nga Klopp aktualisht ka 22 pikë epërsi nga ndjekësi më i afërt, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u luajtur.
Ish-anësori i Liverpoolit, Steve McManaman, ka sugjeruar që një lojtar si Coutinho mund të bëjë shumë mirë në radhët e “The Reds”.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…