Sadio Mane verën e ardhshme mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkato. Sikurse raporton britanikja “Mirror”, klubi katalan e ka gjetur edhe formulën për të mbërritur te sulmuesi senegalez, autor i golit të fitores 3-2 në sfidën e së hënës në mbrëmje mes Liverpoolit dhe West Hamit.
Drejtuesit “blaugrana” do ta përfshijnë Manenë në bisedimet për kthimin e Philippe Coutinhos në “Anflield Road”. Braziliani vlerësohet 145 milionë stërlina (shumë për të cilën kampionët në fuqi të Spanjës arritën marrëveshjen për ta blerë nga Liverpooli) dhe nëse përveç kartonit të tij do të shtojnë edhe 89 milionë stërlina, atëherë do të plotësohej shifra 225 milionë stërlina, që është edhe klauzola e largimit në kontratën e Manesë.
None found
Vlera aktuale e sulmuesit të përfaqësueses së Senegalit, sipas Transfermarkt është 135 stërlina, por kryesuesit e Premier League-s as që kanë ndërmend të shesin (s’mund të bëjnë asgjë nëse paguhet klauzola e largimit). Mane po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpoolin, teksa në 34 ndeshje në total ka shënuar 17 fola dhe ka dhënë 11 pasime vendimtare.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…