Dy gjigantët spanjollë në krye dhe klubet angleze që dominojnë në 10-she. Ky është përfundimi i arritur pas studimit të kryer nga Brand Finance për vlerën e markës së klubeve të futbollit, ose më saktë vlerën ato që kanë në treg. Në fakt, nuk është se ka ndonjë ndryshim thelbësor: Barcelona e Liverpooli fitojnë nga një vend, Bayerni që humbet dy pozicione. Edhe në renditjen e këtij viti, asnjë ekip italian në top-10.
Gjithsesi, për shkak të krizës së Koronavirusit, ka rënie të ndjeshme në përqindje të vlerës së markës për shumicën e klubeve e rritje të lehtë për disa të tjera. Ka humbur 13,8% (205 mln stërlina) të vlerës së markës Real Madridi, por sërish mbetet i pakonkurrueshëm në krye me plot 1 miliard e 286 milionë stërlina. Barcelona ka pësuar një rritje të lehtë prej 1,4% dhe duke përfituar nga rënia prej 10,7% e vlerës së Manchester United ngjitet ne vendin e dytë (1,280 miliardë stërlina).
None found
Nuk dëmtohet nga kriza e Koronavirusit Liverpooli, që me një rritje 6% shkon në vendin e katërt me vlerë të markës 1,143 miliardë sterlina. Rënien më të ndjeshme të vlerës e ka Bayerni i Mynihut (-19,6%), çka reflektohet me rrëshqitjen e gjigantëve të Gjermanisë në vendin e gjashtë, pas Manchster City-t. Klubi i vetëm francez në top-10 është PSG, që mban vendin e shtatë, më poshtë vijnë me radhë tri skuadrat londineze, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal. Juventusi, i renditur i 11-ti, është klubi italian me vlerën më të lartë të markës, ndërsa Interi dhe Milani vijnë më poshtë respektivisht në vendet 14 dhe 22.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…