Bartomeu-Messi, zbulohet kërkesa e pabesueshme e presidentit të Barçës

Barcelona mund të kalojë disa ditë të tjera të zjarrta dhe protagonisti mund të jetë akoma Leo Messi.

Në ditët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes presidentit Bartomeu dhe ‘Pleshtit’ për t’i kërkuar argjentinasi që të pranojë një ulje të rrogës në këtë sezon të fundit me Barcelonan.

Siç ka bërë të ditur Deportes Cuatro, në ditët e ardhshme të dy do të takohen për herë të parë pas kaosit të javëve të kaluar.

Një takim që mund ta përkeqësojë akoma më shumë situatën.Kërkesa që besohet se do të bëhet nga Bartomeu vjen nga problemet ekonomike të klubi edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbetet të shihet nëse Messi do të pranojë një kontratë të re, apo do të kemi një tjetër “sagë” te klubi katalonas.


Shtuar 14.09.2020 19:20