Bare dhe Sadiku në ankth, thellohet kriza financiare te Malaga

Ndërprerja e gjatë e kampionatit si dhe problemet e shumta financiare e kanë detyruar klubin e Malagës ku luajnë dy futbollistët të Shqipërisë, Armando Sadiku dhe Keidi Bare të fillojnë proçedurën e shkurtimit të punonjësve të klubit dhe ndërprerjes së parakohshme të kontratave.

Në një komunikatë zyrtare të klubit andaluzian bëhet me dije se “është marrë vendimi për të ndryshuar kontratat e punësimit të klubi”.

Problemet financiare janë pasqyruar dhe në kampionat,teksa prej vitit 2018 konkuron në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Megjithatë, në këtë situatë, e ardhmja e Bares dhe Sadikut nuk mund të konsiderohet e garantuar, pasi në periudha krizash financiare, klubi ka shitur dhe lojtarët më të mirë.


Shtuar 19.05.2020 20:04