Barcelona vazhdon kërkimin për zëvendësuesin e Suarez, gati 80 milion euro për yllin e Monacos

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar sadopak mungesën e Suarez i cili do të qëndroj për disa muaj jashtë fushës së blertë.

Alternativat ka qenë të shumta duke nisur nga Lautaro Martiez i Interit dhe për të përfunduar te Aubameyang i Arsenal.

Të gjithë këto opsione duket vështirë të arritshëm për katalanasit ndaj së fundmi po qarkullon emri i ish-sulmuesit të Sevilla, tashmë i Monaco, Ben Yedder.

Francezi po bën shumë mirë te skuadra franceze ndaj edhe ka tërhequr vëmendjen e Barcës e cila duket se ska ndërmend të humbë edhe më shumë kohë pasi ofron plot 80 milion euro. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 14:15