Barcelona rikthen interesin për mbrojtësin e Interit

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, është në shënjestër si zëvendësimi ideal për Gerard Piquè te Barcelona.

Lautaro Martinez ka qenë pikë kyçe në një sagë transferimi mes Nerazzurri dhe kampionit spanjoll, por mbrojtësi tani ka dalë si një shënjestër për Blaugranët këtë verë.

Piquè ka 33 vjeç dhe Mundo Deportivo sugjeron se gjigantët e La Liga po shikojnë Skriniar për të pasuar spanjollin.

Sllovaku është vlerësuar rreth 50 milionë euro dhe Calciomercato pretendon se Inter mund të jetë i gatshëm të shesë 25-vjeçarin, por do të marrë në konsideratë vetëm ofertat masive.

Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin duket i vendosur të largohet nga ‘Giuseppe Meazza’ pas vetëm një sezoni me Nerazzurri dhe Antonio Conte raportohet se do të preferonte të mbante Skriniar në klub.


Shtuar 13.05.2020 08:13