Barcelona pret oferta për Countinhon në ditët e fundit të merkatos

Barcelona po shpreson të shesë Countinhon në ditët e fundit të merkatos të janarit.

Katalanasit janë gati të ndërpresin huazimin te Bayern Munchen nesë do ti vinte një ofertë serioze.

Drejtuesit janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit të Suarezit dhe paratë nga një shitje e mundshme e brazilianit do ti hynin shumë në punë.

Përvec Coutinhos, Barcelona po shpreson të shesë edhe kroatin Ivan Rakitic, për mesfushorin janë interesuar ekipe nga Serie A. /albeu.com/


Shtuar 30.01.2020 12:33