Barcelona po heq dorë nga Lautaro, kjo është alternativa

Lautaro lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës tash e disa kohë, pas performancave të mira në Kupën e Amerikës dhe në Serie A.

Klauzola e lojtarit në kontratën me Inter thotë se skuadra që e dëshiron atë duhet të paguajë 111 milionë euro për kartonin.

Sipas raportimeve të Di Marzio, Barca mund të obligohet të heq dorë nga nënshkrimi i Lautaro, për shkak të shifrës së lartë që duhet paguar.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se skuadra katalane tashmë veçse ka gati alternativën për sulmuesin argjentinas.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, i cili shihet si një objektiv më i lirë për kampionët e Spanjës.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që Barcelona do të ndjekë në këtë merkato.


Shtuar 23.06.2020 08:22