Barcelona nuk i ndahet Interit, pas Lautaros tani kërkon futbollistin tjetër zikaltër

Barcelona prej kohësh është e interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili pëlqehet shumë nga klubi katalanas.

Spanjollët e duan në ekipin e tyre me çdo kusht dhe në verë janë të gatshëm të bëjnë një sforco ekonomike, me shpresën se do ia dalin ta marrin në ekip.

Megjithatë nuk është vetëm sulmuesi argjentinas që Barcelona kërkon nga Interi. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, katalanasit interesohen edhe për mbrojtësin zikaltër, Stefan De Vraj

Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës dhe duan ta marrin në ekipin e tyre, duke ditur që skuadra shpesh ka shfaqur probleme në repartin e mbrojtjes.


Shtuar 18.04.2020 17:46