Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinezi, madje në Spanjë këmbëngulin se vetë lojtarët kanë nisur të lëvizin për të nxitur marrëveshjen midis klubeve.
Sipas “Sport.es”, përfaqësuesit e “Toros” pritet të zbarkojnë në Milano këtë javë për të folur me drejtuesit më të lartë zikaltër për të shpjeguar dëshirën e sulmuesit për t’u veshur me ngjyrat “blaugrana”.
Por oferta mbetet e ulët: 65 milionë euro plus një lojtar, krahasuar me 85 milionë që kërkon të arkëtojë Interi.
Sipas asaj që shkruajnë në Spanjë, kanë kaluar dy muaj, por distancat në fakt kanë mbetur të njëjtat.
Oferta prej 65 milionë eurosh plus Firpo nuk u intereson zikaltërve, që duan vetëm para “cash”.
“Sport.es”-i nënvizon se si Interi duhet t’i ulë pretendimet, duke pasur parasysh pasojat ekonomike të pandemisë.