Barcelona ngul këmbë për “Ronaldon e ri”, gati oferta zyrtare

Barcelona po monitoron me kujdes yllin portugez të Bragas që cilësohet si “Ronaldo i ri”.

Kampioni spanjoll është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Luis Suarezin, i cili e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit si pasojë e lëndimit të gjurit.

Media portugeze “Record” shkruan se Barça ka bërë ofertë në vlerë 20 milionë euro për Trincao.

20-vjeçari, i cili shumë shpesh luan si sulmues anësor dhe cilësohet si “Ronaldo i ri”, mund të luajë në çdo pjesë të sulmit.

Ai e përfaqëson ekipin kombëtar U21 të Portugalisë momentalisht dhe i ka shënuar tri gola dhe gjashtë asiste për Bragan deri tani këtë sezon.


Shtuar 30.01.2020 10:39