Delegacioni i Barcelonës në Jeddah, qytetin e Arabisë Saudite ku do të zhvillohet Superkupa e Spanjës, e ka ndarë një pjesë të vëmendjes së vet për konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse asnjë problem nuk pritet të ndodhë në zonën ku po qëndron Barcelona dhe gjysmëfinalistët e tjerë (Real Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia), ekipi i sigurisë së klubit katalanas është duke e monitoruar situatën.
None found
Sot Irani i sulmoi me raketa dy baza ushtarake të SHBA-së në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qasem Soleimanit, i cili ishte gjeneral i lartë iranian në Gardën Revolucionare Islamike dhe pastaj komandant i një njësie të specializuar brenda kësaj Garde.
Edhe pse Arabia Saudite nuk ka kufi me Iranin, ku dy vendet kanë qenë rivale historikisht për arsye fetare, ato i ndjekin kryesisht dy sekte të ndryshme të Islamit.
Irani i takon kryesisht sektit Shiia, ndërsa Arabia Saudite e sheh veten si fuqinë kryesore të Islamit, Sunni.
Tensionet mes tyre vijnë edhe për arsye gjeopolitike dhe ekonomike.
Barcelona arriti në Jeddah të martën dhe do të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të enjten në mbrëmje, ndërsa Real Madridi do të luajë kundër Valencias të mërkurën.
Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të takohen të dielën në finale. Të tria ndeshjet do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah Sports City”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…
Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…
Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…
Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…
Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…