Barcelona duhet të bëjë një numër të madh shitjesh në verë nëse duan të lehtësojnë barrën financiare para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Disa emra janë shfaqur si kandidatë për shitje, ku njëri prej tyre është edhe Raphinha, të cilit i ka humbur rëndësia në ekip pas formës së lartë të Lamine Yamal.
None found
Problemi i vetëm për blaugranasit është se Raphinha nuk ka shfaqur shenja se dëshiron largimin, ani pse ajo mund të ndryshojë tani.
Mundo Deportivo ka raportuar se zgjedhja e parë e brazilianit është qëndrimi në Kataloni, ani pse ai do të konsideronte një rikthim në Ligën Premier, aty ku më herët kishte luajtur për Leeds United.
Ekipet si Tottenhami dhe Newcastle United janë lidhur më herët për një transferim të mundshëm të Raphinhas, dhe këto ekipe mund të garojnë përsëri për shërbimet e tij.
Barcelona e di se ata do të përfitonin një shumë të majme parash nga Arabia Saudite, ani pse Raphinha nuk e ka për qëllim që të transferohet në Lindjen e Mesme, kështu që ai opsion momentalisht nuk ekziston. /Telegrafi/
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…