Categories: Uncategorized

Valverde: Superkupa po luhet në Arabi vetëm për para

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ende nuk është i plotësisht i bindur nga vendimin i Federatës spanjolle për t’i zhvendosur ndeshjet e Superkupës së Spanjës në Arabi Saudite, duke thënë se kjo është bërë shkaku i parave dhe se ai e preferon formatin paraprak.

Superkupa tradicionalisht ishte luajtur si finale me vajtje-ardhje mes fituesit të La Ligës dhe fituesit të Kupës së Mbretit në fillim të një sezoni të ri, mirëpo këtë vit Federata e Futbollit e Spanjës vendosi ta ndryshojë formatin plotësisht.

Të lidhura

None found

Në vend se të luhet vetëm mes dy skuadrave, Superkupa është zgjeruar në katër dhe tani do të marrin pjesë edhe nënkampionët e La Ligës dhe Kupës së Mbretit – rrjedhimisht Barcelonës dhe Valencias i janë bashkuar edhe Real Madridi dhe Atletico Madridi. Ky turne do të zhvillohet edhe për tri edicione të tjera në Arabi Saudite.

Shumë persona e kanë kritikuar vendimin e Federatës spanjolle për ta zhvendosur turneun në Arabi Saudite dhe Valverde sugjeroi se ai e preferon formatin e vjetër dhe shtoi se ky format i ri është sjellë vetëm për të përfituar më shumë para.

“Gjëja që duhet ta dimë është se tani futbolli është bërë biznes dhe, si i tillë, kërkon vazhdimisht më shumë përfitime. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, tha Valverde, para takimit të Barcelonës me Atletico Madridin në gjysmëfinale të enjten.

“Është një format plotësisht i ndryshëm nga ai me të cilin jemi mësuar. Ky turne ka qenë gjithmonë hapës i një sezoni të ri dhe titulli i parë dhe kjo gjë mua më ishte dukur shumë mirë”.

“Tani është ndryshuar dhe le të presim e ta shohim, do ta gjykojmë pasi të përfundojë. Është interesante me katër skuadra pjesëmarrëse, por, nëse e shikoj në aspektin sportiv, atëherë s’jam i sigurt”.

“Ne duhet ta mbajmë mend se futbolli në të cilin jemi të përfshirë është si një industri, ku vazhdimisht kërkohet burime të reja parash dhe këtu ka konotacione të veçanta, ashtu siç kishte edhe në Marok, ku luajtëm vitin e kaluar”.

Përgatitjet e Barcelonës për përballjen me Atletico Madridin nuk shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që konferenca për shtyp u shty për pak kohë, pasi autobusi i skuadrës humbi në Jedah.

të fundit

Nga akademia e Ajaxit me Timberët, Gravenberchin e Brobbeyn te karriera si artist afrobeats

Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…

5 hours ago

Bajram Shala zbulon tentativat e Shqipërisë për Dion Gallapenin dhe Franco Fodën

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…

5 hours ago

We are not cardboard cutouts,” Spiropali calls for more powers for municipalities and reform of the system

Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…

5 hours ago

18-year-old Swede arrested over suspected killing of plastic surgeon Alexander Aslani at his clinic in Marbella

Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…

5 hours ago

Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…

5 hours ago

Eli Fara në emisionin e Luizit pas bujës me videot intime, shpërthejnë kritikat për këngëtarin! Shkodrani sqaron gjithçka: E kam quajtur kështu për këtë arsye

Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…

5 hours ago