Barcelona “ndan mendjen” për të ardhmen e Dembele

Klubi i Barcelonës ka marrë vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e sulmuesit, Ousmane Dembele.

Sipas asaj që raporton media katalanase “Sport” drejtuesit e klubit të blaugran nuk dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin francez dhe për këtë arsye i kanë hapur derën e largimit.

Që prej ardhjes së tij nga Dortmund në vitin 2017, Dembele nuk arriti të bindë drejtuesit e skuadrës së Barçës me paraqitjet e zhvilluara. Shkak për këtë u bënë dhe dëmtimet e shumta, të cilat nuk e lejuan 23 vjeçarin të tregonte më të mirën e tij.

Për sulmuesin francez kanë shfaqur interes disa klube të njohura si, Manchester United dhe Juventus, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.


Shtuar 6.06.2020 16:08