Barcelona me përforcim të befasishëm

Barcelona ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të ri të Palmeiras, Matheus Fernandes.

Mediumi brazilian “Globoesporte” raporton se klubi katalan tashmë ka paraqitur ofertën e parë për transferimin e tij.

Barcelona ka identifikuar Fernandesin si futbollist i cili ka potencial për të krijuar të ardhme në Camp Nou.

Mirëpo, blerja e tij nuk do të jetë e lehtë sepse Palmeiras kërkon rreth 27 milionë euro për shërbimet e tij, shifër kjo që aktualisht konsiderohet e lartë për drejtuesit e klubit katalan.


Shtuar 9.01.2020 09:54