Barcelona largon 10 futbollistë

Koeman bën të ditur listën e lojtarëve që nuk llogarit në sezonin e ri

Barcelona pritet të largojë 10-të futbollistë gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Koeman, ka bërë të ditur listën e lojtarëve që nuk llogarit në sezonin e ri.

Në mesin e futbollistëve që do të largohen janë edhe Luis Suarez, Arturo Vidal, Martin Braithwaite dhe Samuel Umtiti.

Të sigurt qëndrimin nuk e kanë as Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Rafinha, Junior Fripo.

Nga ekipi janë larguar deri më tani dy mesfushorët Arthur Melo dhe Ivan Rakitic.


Shtuar 15.09.2020 14:06