Barcelona kërkon rikthimin e tifozëve në fund të muajit

Ndeshjet e futbollit pothuajse në gjithë botën janë duke u zhvilluar pa praninë e tifozëve, për të evituar përhapjen e koronavirusit.

Por, gjigantët katalan janë duke shpresuar që do të mund të bindin autoritetet që të lejojnë tifozët në stadiumin e tyre kundër Atletico Madrid më 1 korrik.

Në Spanjë insistohet që të ruhet një distancë mes njerëzve nga 1,5 deri në 2 metra.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, raportohet se nuk kundërshton sugjerimin e Barcelonës për rikthimin e tifozëve në stadium.

Tebas tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron që tifozët të kthehen këtë sezon, por me kufizime.


Shtuar 21.06.2020 10:53