Barcelona ka mposhtur Levanten në “Camp Nou” me rezultatin e ngushtë 2-1 në javën e 22 të La Ligas.
Të dy golat në këtë sfidë i shënoi talenti Ansu Fati.
17 vjeçari realizoi në minutat 30 dhe 31, ku të dy herët u asistua nga Lionel Messi.
Ai bëhet futbollisti më i ri në histori të La Ligas që shënon dy gola.
Me këtë fitore, Barca mbetet në vendin e dytë me 46 pikë, tri pikë më pak se Real Madrid. /