Barcelona – Getafe, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Barcelona është gati të luaj sonte në “Camp Nou” ndeshjen e javës së 24 të La Ligas.

Katalanasit nuk janë duke kaluar momente të mira për shkak të mungesave të shumta.

Të gjithë shqiptarët presin sonte më padurim një dëbutim të Rey Manajt. Lushnjari është shqiptari i parë në histori që ka privilegjin të debutojë me ekipin e Barcelonës.

22 vjeçari nuk pritet të jetë startues në këtë ndeshje, sipas formacioneve parashikuese të publikuara nga Sport.es.

Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ansu Fati, do të udhëheqin sulmin e Barcelonës në këtë ndeshje.


Shtuar 15.02.2020 09:46