Barcelona e re, këto janë përforcimet e Koeman

Barcelona po lë pas një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit.

Katalanët kanë mbyllur sezonin pa asnjë trofe të fituar, për herë të parë që nga viti 2012. Ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve, duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale.

E gjitha kjo, i ka kushtuar me punë trajnerit Quique Setien, i cili është shkarkuar, dhe në vend të tij është emëruar Ronald Koeman.

Ardhja e holandezit, do të sjellë ndryshime të mëdha në skuadër, ku do të ketë shumë largime, dhe në mesin e tyre do të jetë edhe Luis Suarez.

Kur bëhet fjalë te prurjet, në Spanjë raportohet se Koeman po kërkon Lautaro Martinez, Eric Garcia dhe Jose Gaya


Shtuar 25.08.2020 07:18