Barcelona e humbur ndaj Chelsea për mesfushorin e Serie A

Barcelona po interesohet për kartonin e lojtarit nga Serie A.

Anëtari i Sassuolo, Jeremie Boga, është në interesin e skuadrës së Chelsea, por së fundmi edhe të skuadrës nga La Liga, Barcelona.

Lojtari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, duke bërë që gjigantët e Evropës ta duan në skuadër.

Skuadra favorite për të siguruar nënshkrimin e Boga është Chelsea, pasi ata kanë të drejtën për ta blerë lojtarin që dikur ishte pjesë e tyre.

‘Blutë’ kanë opsionin që për 14 milionë euro ta kthejnë yllin e Serie A në skuadër, por tentime do të ketë edhe nga Barca.

E vetmja mundësi për katalanët është që Chelsea të mos shfrytëzojë të drejtën për Boga.


Shtuar 21.03.2020 19:10