Barcelona rrezikon falimentimin, është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat spanjolle të cilat i referohen një deklarate të dhënë për mediat nga kandidati për president i klubit blaugrana Viktor Font.
Një lajm ky që po bën xhiron e botës pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të rëndësishme në planet.
“Kemi lajmëruar anëtarët e klubit se gjithçka po shkon drejt një stuhie të madhe. Koronavirusi ka ndikuar negativisht në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në sport. Barcelona mund të shkojë drejt një falimentimi ekonomik dhe moral, loja mbaroi”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë e Font i cili do të rivalizojë Josep Maria Bartomeun në garën për t’u bërë numri 1 i Barçës, ka trembur jo pak tifozët katalanas.