Barcelona do të zyrtarizojë Dest javën e ardhshme

Barcelona duket se kanë mbyllur marrëveshjen me Sergino Dest.

Mbrojtësi i krahut, Dest, shihet si zëvendësuesi i Nelson Semedo te skuadra nga ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të Guillem Balague, Barca do të njoftojë për transferimin e Dest gjatë fillimit të javës së ardhshme.

19 vjeçari pritet t’i kushtojë Barcës 20 milionë euro, me pesë të tjera që do të shkojnë si bonuse.

Nuk dihet se cilat do të jenë kushtet personale në kontratën e Dest me katalanët.


Shtuar 26.09.2020 07:03