Barcelona bën gati ofertën për yllin brazilian të Chelsea

Barcelona duket se është pranë transferimit të William. Prej kohësh katalanasit kërkojnë shërbimet e sulmuesit anësor e tani duke më pranë se kurrë.

Lojtarit i mbaron kontrata në fund të vitit dhe Barcelona është gati të paguajë 20 milion euro sipas Sky Sports.

Chelsea dhe Willian ende nuk kanë gjetur marrëveshjen për vazhdimin e saj, dhe kjo mund të bëjë që ‘Blutë’ të pranojnë të heqin dorë nga braziliani.

Willian ka luajtur 30 ndeshje me Chelsean këtë sezon në të gjitha garat, duke kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime. /albeu.com/


Shtuar 30.01.2020 08:09