Barcelona apo Bayern Munchen? Sergino Dest bën zgjedhjen përfundimtare

Talenti i Ajax, Sergino Dest, ka qenë futbollisti më i kërkuar këtë merkato, me dy gjigantët e Europës, Barcelona dhe Bayern Munchen që kanë shfaqur interes konkret për anësorin 19-vjeçar.

Mbrojtësit amerikan i është dashur të bëjë një zgjedhje të vështirë, të zgjedhë projektin e Barcelonës apo të transferohet te kampionët e Gjermanisë dhe të Europës.

Sipas SkySport, Dest më në fund ka vendosur dhe do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Ajax do të përfitoj rreth 30 milion euro, ndërsa 19-vjeçari pritet të zyrtarizohet brenda javës së ardhshme.


Shtuar 27.09.2020 08:15