Barazoi në Napoli, Setien optimist për kalimin në raundin tjetër

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është optimist se skuadra e tij do arrij të kualifikohet në raundin tjetër të Champions pas barazimit me Napolin në shtëpinë e këtyre të fundit.

Edhe pse Barcelonës iu shtuan akoma edhe me shumë mungesat pasi, Bosquets pas kartonit të verdhë nuk luan në ndeshjen e ardhshme, Vidal u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit dhe Gerrard Pique që la fushën i dëmtuar dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm.

Megjithatë, Setien beson se skuadra e tij do ta arrijë kualifikimin në fazën e radhës të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar kështu skuadrën e Gennaro Gattusos.

“Do të kërkojmë zgjidhje”, tha Setien, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ne i kemi humbur disa lojtarë të rëndësishëm, por do të na kthehen dy të tjerë – Jordi Alba dhe Sergi Roberto. Ne duhet t’i shikojmë gjërat me optimizëm. Ne do të jemi optimistë dhe do të mendojmë pozitivisht”.

“Është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh se ne e kemi ndeshjen kthyese në shtëpi”. /albeu.com/


Shtuar 26.02.2020 07:25