Babai i Fury paralajmëron Joshuan: Mos u ngatërro me tim bir

Babai i Tyson Fury ka paralajmëruar boksierin tjetër britanik, Anthony Joshua që mos ngatërrohet me djalin e tij pasi do ta pësojeë keq.

Sipas John Furyt, për Joshuan do të jetë hera e fundit që do të boksojë nëse do të ndeshet me të birin e tij.

“Je një djalë i mirë, dukesh mirë dhe ke një të ardhme të ndritur, por kur vije diskutimi të luftrat në ring dhe fitoret, nuk mendoj se i ke këto”, tha fillimisht anglezi drejtuar Joshuas.

“Mos u ndesh me Tyson, mbaji rripat e fituar edhe lufto me të tjerët, sepse, më lër të ta them, do të jetë hera e fundit që do të boksosh”, ishin fjalët e 55-vjeçarit për IFL TV, transmeton lajmi.net.

Lufta me Joshuan siç duket është e destinuar të presë, për shkak se tashmë është caktuar ripërballja me Wilderin për ta kompletuar “trilogjinë”.


Shtuar 27.02.2020 14:28