Atletico Madrid dhe Villarreal janë ndarë në paqe.
Me rezultatin e bardhë, 0:0, Atletico Madrid dhe Villarreal kanë ndarë nga një pikë në xhiron e katërt të La Liga.
Të dyja skuadrat krijuan rastet e tyre, megjithatë, asnjëra anë nuk arriti të shkundte rrjetën.
Barazimi nuk i shkon aspak për shtati skuadrës së Atleticos, pasi tashmë regjistrojnë një fitore e dy barazime në tri ndeshjet e para.
Villarreal shkon përkohësisht në krye të tabelës, me tetë pikë të tubuara në pesë ndeshje.