Atletico Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme sonte në kuadër të javës së 19 të La Ligas ku kanë mposhtur në Wanda Metropolitano skuadrën e Levantes me rezultat 2-1
Atletico Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme sonte në Wanda Metropolitano.
Ata kanë mposhtur Levanten e Bardhit, i cili startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje, për të ardhur të pikët e para dhe fitorja e parë në këtë fillimvit.
Pjesa e parë ishte ajo që e vendosi fatin e këtij takimi pasi që të tri golat u shënuan në këtë pjesë.
Angel Correa shënoi në minutën e 13 për Atleticon kurse për Levanten barazoi tre minuta më vonë Roger Marti.
Por, Atletico reagoi pas dy minutave duke e shënuar golin e dytë me anë të Felipes.
Ky doli të jetë goli i fundit në këtë takim pasi që Levante pavarësisht se tentoi për të barazuar rezultatin nuk ia doli dhe Atletico i mbajti në shtëpi tri pikët e radhës.
Pas kësaj fitoreje Atletico ngjitet në vendin e tretë me 35 pikë kurse Levante është në vendin e nëntë me 26 pikë