Mario Pasalic po bënë një sezon shumë të mirë me fanellën e Atalantës, duke u shfaqur vendimtar në shumë ndeshje. Kroati luan që nga sezoni 2018-2019 me bergamaskët, i huazuar nga Chelsea.
Pikërisht paraqitjet e mira të 25-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e Atalantës që të nisin negociatat me klubin anglez për të blerë përfundimisht kartonin e ish-lojtarit të Milanit.
Të lidhura
None found
Mediet angleze shkruajnë se mes palëve është arritur një marrëveshje me klubin Italian, që do të paguajë 15 milionë euro për të siguruar përfundimisht shërbimet e mesfushorit kroat
