Ashtu si Serie A edhe La Liga mund të pezullohet, pritet vendimi nga takimi urgjent

La Liga është afër pezullimit të kampionatit ashtu sic është vendosur edhe për Serie A.

Mediumi spanjoll, ‘Marca’, raporton se një takim urgjent do të mbahet shumë shpejtë, për të vendosur për kampionatin.

“Një takim urgjent do të mbahet në orët e ardhshme mes RFEF, La Liga dhe AFE, për të vendosur nëse La Liga do të pezullohet”, raporton Marca, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se La Liga tashmë ka marrë vendim që ndeshjet e dy xhirove të ardhshme të luhen pa praninë e publikut.

Ndërsa, në Serie A kampionati është pezulluar deri më datë 3 prill, ndërsa me dyer të mbyllura po vazhdon edhe Ligue 1./


Shtuar 11.03.2020 14:15