Arthur Melo refuzon përsëri ofertën e Juventusit

Edhe pse Juventus insiston për të, Arthur Melo është i vendosur për të qëndruar te Barcelona.

Braziliani ia ka bërë me dije edhe një herë klubit italian se nuk ka ndërmend të largohet nga katalanasit.

Mesfushori 23 vjeçar e ka hedhur poshtë ofertën e radhës nga bardhezinjtë.

Sipas Sky Sport Italia, ai e ka refuzuar një pagë vjetore në vlerë pesë milionë euro të Juventus.

Edhe pse te Barcelona përballet me konkurrencë të fortë për të zënë vend titullari, Melo vazhdon të besojë se do të bëhet lojtar i rëndësishëm në Camp Nou.

Mirëpo, Barcelona ka rënë dakord që ai të largohet në drejtim të Juventusit, në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanic, e hedhur në tavolinë nga klubi italian.


Shtuar 21.06.2020 08:33