Arteta nuk mban sekrete, zbulon të ardhmen e Xhakës

Granit Xhaka do të qëndrojë te Arsenali.

Të paktën këtë kanë lënë të nënkuptohet fjalët e trajnerit të “topçinjve”, Mikel Arteta.

Për “Sky Sport”, spanjolli ka zbuluar se e takoi për ta bindur mesfushorin shqiptar për të qëndruar akoma dhe më shumë në “Emirates Stadium “.

“Doja që t’i jepja mendimin tim për të dhe t’i them atij se jam gati ta mbështes. Unnë jam i gatshëm të bëj presion ndaj klubit për ta mbështetur, sepse mendoj se është një lojtar shumë i mirë dhe se mund të bëj diferencën nën urdhërat e mija,” tha Arteta.

Interes për Xhakën kanë shfaqur gjermanët e Hertha Berlin, por duket se gjithçka do të jetë një “flluskë” në ujë.


Shtuar 10.01.2020 16:07