Arteta mund Guardiolen, Arsenali siguron finalen (VIDEO)

Arsenal ka shënuar fitore të madhe në ‘Wembley’, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultatin 2:0.

Në këtë ndeshje, interesante ishte përballja mes Mikel Artetas dhe Pep Guardiolas, dyshes që punonin së bashku te City.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Pierre Emerick Aubameyang, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Nicolas Pepe, atëherë kur luhej minuta e 19’ e takimit.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Aubameyang ai që doli në skenë, për të marrë kështu edhe epitetin e heroit të ‘Gunners’ për këtë ndeshje, kur në minutën e71’ shënoi për rezultatin 2:0.

Me këtë fitore, Arsenal prenë biletën për finalen e Kupës FA, ku tashmë do të pres për fituesin e çiftit Manchester United – Chelsea.


Shtuar 18.07.2020 21:14