Arteta e vetëdijshëm për skuadrën që ka: Jemi larg Liverpoolit

Mikel Arteta ka pranuar se Liverpooli i ka treguar Arsenalit saktësisht se sa larg janë ata nga mundësia për të luftuar me kampionin aktual pas humbjes 3-1 të hënën.

Topçinjtë dolën të parët në avantazh por pësuan tre gola deri në përfundimin e ndeshjes.

“Ne luajtëm në një ndeshje shumë të rëndësishme. Realiteti është që ata janë shumë larg nesh në shumë aspekte. Mund të shihni që ka një distancë kualitetesh mes dy ekipeve”, tha fillimisht Arteta për Sky Sport.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si ekipi luftoi dhe vazhdoi të besonte. Ky është standard të cilin ne e kemi arritur”.

“Kisha ndjenjën se do të kishim raste shënimi në pjesën e dytë dhe mbase i kishim mundësitë më të mira, por ato mundësi duhet konkretizuar”, theksoi trajneri i Arsenalit.


Shtuar 29.09.2020 08:41