Arsenali regjistron barazimin e katërt rradhazi ndaj Burnley (VIDEO)

Arsenali nuk ja ka dalë të mposht Burnley në shtëpinë e këtyre të fundit.

90 minuta futboll u mbyllen pa gola në terrenin e Burnley, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët.

Burnley kishte rastin më të mirë për shënim, por ishin centimetrat që i mohuan golin, pasi topi kaloi vetëm gjysmën e vijës së golit.

Me këtë barazim, Arsenal numëron 31 pikë, aq sa ka edhe Burnley.

‘Gunners’ mbajnë pozitën e 10-të në tabelë, kurse skuadra e Burnley pozicionohet një pozitë më keq sesa Arsenal.

Shtuar 2.02.2020 16:02